Me konkurrencën gjithnjë në rritje në këtë industri, Zagragja & Associates është partneri i duhur për ju që t’ju ndihmoj të krijoni avantazh mbi konkurrentët tuaj. Portofolio ynë përfshinë biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha të cilat kanë qenë gjithmonë të kënaqura me shërbimet tona të përshtatura për nevojat e tyre specifike.
Me një eksperiencë shumëvjeqare, Zagragja & Associates u ofron kompanive prodhuese shërbime të kontabilitetit, taksave dhe konsulencës biznesore. Ekipi i profesionistëve të Zagragjës është i përkushtuar në implementimin e praktikave më të mira tatimore dhe të kontabilitetit, dhe përmirësimin e proceseve të të brendshme me qëllim të rritjes së efikasiteti dhe përputhjes me kërkesat ligjore specifike për këtë industri.
Në një ambient biznesor aq dinamik sa ai I tekonologjisë informative, klientët tanë kanë gjetur tek ne një partner të besueshëm I cili është I azhuruar me zhvillimet e fundit teknologjike dhe kupton natyrën dinamike të këtij komuniteti. Përkushtimi jonë dhe interesimi për industrinë e teknologjisë informative në veçanti ka rezultuar në partneritete me disa prej kompanive më të njohura të TI-së në Kosovë.
Ne ju ofrojmë shërbime profesionale shumë bizneseve mediatike – sikur rrjeteve sociale, portaleve online, televizioneve, video produksioneve etj. Gjatë punës tonë kemi kuptuar se fleksibiliteti dhe çasshmëria jonë janë shumë të rëndësishme për klientët tanë në këtë industri dhe kemi investuar në to për të siguruar një partneritet afatgjatë.
Ne kemi pasur mundësinë t’i ofrojmë shërbime tatimore, të konsulencës dhe të kontabilitetit disa organizatave edukative në Kosovë. Çdo herë kemi dëshmuar se mund t’I ofrojmë shërbime që jo vetëm se i ndihmojnë të jenë në përputhje me ligjet tatimore, por gjithashtu ju ofrojnë raporte financiare lehtë të kuptueshme që ju kursejnë kohë dhe ju ofrojnë informata të çasshme rreth shëndetit financiar të organizatës.
Që nga fillimet e saja, Zagragja & Associates ka pasur kënaqësinë t’i ofroj shërbimet e saj shumë organizatave joqeveritare. Gjithashtu, është privilegj për ne që t’i ofrojmë zbritje në shërbimet tona të gjitha organizatave të cilat punojnë për përmirësimin e komunitetit tonë në fushën e edukimit, të drejtave të njeriut, dhe ruajtjes së ambientit. Ne besojmë fuqishëm se jemi partneri i duhur që të ju ndihmojmë të përmbushni agjendën tuaj për të sjellë ndryshime në shoqërinë tonë.
Ne i ofrojmë shërbime të kombinuara të konsulencës biznesore, shërbime tatimore dhe të kontabilitetit bizneseve në industrinë e shërbimeve profesionale. Ndër vitesh ne kemi ndërtuar një komunitet profesional duke punuar me klientë nga fusha e arkitekturës, dizajnit, konsulencës, shërbimeve juridike etj.
Konsulentët tatimor dhe biznesor të Zagragjës ofrojnë zgjidhje të integruara, gjithëpërfshirëse dhe specifike për industrinë e energjisë. Me afrimin e liberalizimit e tregut për energji, Zagragja është partneri juaj I besueshëm për një të ardhme të sigurt financiare.
Njohuritë tona të gjera në industrinë e outsourcing të proceseve biznesore (BPO) na mundësojnë t’i ofrojmë kompanive në këtë industri shërbime profesionale që janë të pakrahasueshme me shërbimet e firmave tjera të kontabilitetit. Në të kaluarën e afërt, ne I kemi ndihmuar investitorëve ndërkombëtarë rreth legjislacionit tatimor si dhe me mbledhjen e informatave për tregun e punës në Kosovë. Ne krenohemi me saktësinë dhe besueshmërinë e shërbimeve tona tatimore që ju ofrojmë BPO-ve të ndryshme të cilat punësojnë më shumë se 300 punëtorë në mbarë Kosovën
Zagragja është e përkushtuar që t’ju ndihmojë të arrini stabilitet financiar në aktivitetin e juaj afarist shëndetësor. Me përvojën e thellë në këtë industri, ekipi ynë I kontabilistëve dhe konsulentëve tatimor kupton në thelb sfidat me të cilat përballet organizata juaj sikur rritjet e kostove dhe reformat në shëndetësi. Si rezultat, Zagragja ju ofron ekspertizë që ju ndihmon të jeni në përputhje me ligjin dhe në të njejtën kohë të konsideroni mundësi të ndryshmë për rritje dhe përmirësim efikasiteti.