Partneri i duhur për çdo biznes

Për Zagragja & Associates
Fillimet tona si firmë kontabiliteti e konsulence vijnë nga një trashëgimi kontabilistësh që kanë qenë në këtë profesion prej më shumë se tri dekadave. Gjatë viteve, bashkë me klientët tanë, ne jemi rritur duke shtuar kualitetin dhe numrin e shërbimeve. Por, në të njejtën kohë, këtë rritje e kemi shoqëruar me një qasje të afërt duke mos humbur asnjëherë vëmendjen për problemet specifike të klientëve tanë. Ne krenohemi me saktësinë dhe besueshmërinë e shërbimeve tona tatimore, të konsulencës dhe të kontabilitetit. Gjatë viteve, ne kemi pasur privilegjin të punojmë me klientë nga industri të ndryshme si ato të shitjeve me shumicë, organizatave jo-fitimprurëse, shërbimeve profesionale, teknologjisë informative, energjisë dhe shumë të tjera.
Në firmën tonë ne kemi instaluar një kulturë që kultivon ndjenjën e urgjencës dhe kujdesit për nevojat e klientëve tanë. Për çdo klient ne dedikojmë një ekip profesionistësh që do të kujdesen për të gjitha nevojat e klientit dhe kështu, duke qenë gjithmonë të qasshëm, ne aspirojmë të jemi gjithmonë aty kur klientët tanë kanë nevojë për ne.

Përvoja dhe profesionalizmi i ekspertëve tanë tatimor siguron klientët tanë se ne do të gjejmë gjithmonë zgjidhjet më të mira edhe për problemet e reja dhe komplekse për të cilat ne gjithashtu mbështetemi në një rrjet të gjerë të profesionistëve që kemi krijuar përgjatë viteve.
Në një treg ku vendimet biznesore rrallë-herë bazohen në raporte financiare dhe menaxheriale, ne po luftojmë këtë praktikë duke ofruar raporte gjithëpërfshirëse dhe këshilla financiare që do të jenë gurthemel për vendimmarrje. Qëllimi jonë është të fitojmë besimin e klientëve duke iu ofruar shërbime kualitative tatimore, të kontabilitetit dhe të konsulencës në mënyrë që ata të mund të fokusohen në atë që ata bëjnë më së miri – të udhëheqin bizneset e tyre.

"test"

Zagragja ndër vitesh

Zagragja & Associates është një reflektim i viteve të përkujdesit dhe mësimit nga klientët tanë, e cila ka qenë në qendër të një komuniteti të shëndoshë profesional. Klientët tanë përfitojnë nga një kombinim perfekt i ekspertizës dhe ambicies së parashikuar nga stafi ynë profesional i auditorëve, kontabilistëve dhe kandidatëve ACCA.

Ne krenohemi në saktësinë, besueshmërinë, dhe shpejtësinë e shërbimeve tona.