Jemi krenar që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fidas Steuerberatung, kompani me seli në Austri që ofron shërbime tatimore, të konsulencës, dhe auditimit përmes partnerëve të saj në më shumë se 30 shtete të botës si Gjermani, Francë, Belgjikë, Spanjë, Argjentinë, Shtete të Bashkuara, Kinë etj.

Si rezultat I këtij bashkëpunimi i cili u arrit përmes Ambasadës Austriake, Zagragja & Associates do të jetë partneri ekskluziv për ofrimin e shërbimeve profesionale klientëve të Fidas Steuerberatung që vendosin të hyjnë në tregun kosovar. Me arritjen e kësaj marrëveshje, Zagragja & Associates bëhet pjesë e një rrjeti profesionistësh nga e mbarë bota të cilët ofrojnë shërbime të ngjajshme për klientë vendor dhe multinacional. Ky rrjet na ofron mundësinë të shfrytëzojmë ekspertizën e profesionistëve të Fidas Steuerberatung për ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për klientët tanë.

Për më shumë rreth Fidas Steuerberatung kliko këtu