Me evulimin e vazhdueshëm të legjislacionit të Republikës së Kosovës, Zagragja & Associates është partneri juaj më I mirë për t’iu siguruar se aktivitetet financiare të biznesit tuaj janë në përputhje me ligjin. Ekipi ynë I profesionistëve tatimor me ekspertizën e tyre ju ofrojnë klientëve tanë zgjidhjet më të duhura për problemet e ndryshme tatimore. Besueshmëria dhe saktësia e shërbimeve tatimore tona qëndrojnë si shtyllat kryesore të firmës sonë.
• Planifikimi i taksave për korporatat, partneritetet, bizneset individuale, degët, filialet
• Përgatitja mujore dhe deklarimi i WHT, VAT dhe listës së pagave
• Asistenca dhe përgatitja e rimbursimeve tatimore
• Përfaqësimi para autoriteteve tatimore
• Deklarimi i pasqyrave dhe deklaratës vjetore
Me shërbimet tona të kontabilitetit ne ofrojmë shumë më shumë se pregatitja e pasqyrave financiare. Ekipi jonë I profesionistëve analizon procedurat dhe proceset e kontabilitetit në biznesin tuaj dhe ju ofron zgjidhjet më të mira që ju ndihmojnë në vendimmarrje. Përveç tjerash, ne mund të ju ndihmojmë në:
• Vendosjen dhe implementimin e sistemeve të kontabilitetit
• Pregatitjen dhe konsolidimin e pasqyrave financiare (IFRS,GAAP)
• Projektime dhe buxhetime
Duke punuar me mbi 200 klientë vendas dhe ndërkombëtarë nga industri të ndryshme, Zagragja & Associates ka eksperiencë të gjatë në ofrimin e shërbimeve që I ndihmojnë bizneset të përmirësojnë performancën, të zvogëlojnë kostot, dhe të adaptohen me teknologji të reja që rrisin efikasitetin. Tek ne do të gjeni një partner që do të ndihmojë biznesin tuaj pavarësisht se në cilën pikë të ciklit të biznesit ju gjeni veten.
Në kompaninë tonë ne kemi futur një kulturë që lehtëson transferimin e njohurive tek klientët tanë dhe më gjerë. Përsosmëria jonë në hartimin dhe ofrimin e trajnimeve financiare dhe të kontabilitetin është rezultat i profesionalizmit dhe ekspertizës pedagogjike të trajnerëve tanë me përvojë.
Ekspertët tanë të vlerësimit të bizneseve luajnë rolin e një ure lidhëse në mes të ndërmarrësve dhe investitorëve duke u ofruar shërbime të paanshme të vlerësimit të bizneseve dhe aseteve. Ne gjithashtu iu ndihmojmë bizneseve të ndryshmë që kanë për qëllim bashkimin me biznese tjera të marrin vendime të bazuara në raporte të besueshme dhe të sakta.