Inteligjenca Artificiale (AI) po transformon sektorë e industri të shumta, e një prej tyre është edhe industria e financave dhe kontabilitetit. Që kur inteligjeca artificiale (AI) ka hyrë në skenë, ekipet e financave janë duke adoptuar përdorimin e kësaj teknologjie të re për t’a lehtësuar punën, për të inovuar në mënyrë strategjike, dhe për ta mbrojtur shëndetin afatgjatë të kompanive të tyre.
Veglat AI për kontabilitet janë zhvilluar për të përmirësuar saktësinë dhe efikasitetin e detyrave të zakonshme të kontabilitetit, siç janë regjistrimi i të dhënave dhe procesimi i faturave. Në këtë aspekt, AI ofron një avantazh më të madh përsa i përket saktësisë dhe shpejtësisë.
Disa prej teknologjive AI që po vazhdojnë të listohen si më të përdorurat nga kontabilistët dhe profesionistët e financave janë:
VIC.AI: Kjo platformë e inteligjencës artificiale për kontabilitet automatizon procesimin e pagesave dhe faturave. VIC.AI ndihmon në rritjen e produktivitetit gjatë procesimit të faturave deri në 355% dhe ofron autonomi të plotë në procesimin e pagesave të llogarive. Platforma përdoret edhe për analizmin e kostos, duke ofruar insight në kohë reale dhe sugjerime për optimizimin e kostos.
Indy: Kjo platformë ofron zgjidhje të automatizuara të kontabilitetit pa pagesë. Me përdorimin e teknologjisë AI, Indy përshpejton kryerjen e detyrave të kontabilitetit deri në 20 herë krahasuar me softuerët tradicionalë. Kjo platformë po gjen përdorim në menaxhimin e llogarive dhe dokumentacionit, si dhe faturimin e klientëve në mënyrë të automatizuar. Platforma njihet për thjeshtësinë e përdorimit.
Docyt: Si softuer i automatizimit të kontabilitetit i bazuar në cloud, Docyt përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të kryer detyra si kodimi i transaksioneve, mbajtja e librave, dhe pajtimi i llogarive të bankës në QuickBooks. Platforma lejon bashkëpunimin dhe ndarjen e informatave financiare në kohë reale midis anëtarëve të ekipit ose me klientët kudo.
Truewind: Kjo platformë ofron shërbime të kontabiliteti për startup-et dhe bizneset e vogla, duke përdorur AI-në për të minimizuar gabimet dhe për të rritur transparencën e kontabilitetit dhe financave. Platforma përdorë algoritme të Machine Learning për të automatizuar transaksionet, pajtuar llogaritë, dhe gjeneruar raporte financiare në kohë reale.
Booke AI: Booke AI është poashtu një platformë që përdor AI-në për të automatizuar proceset e kontabilitetit. Platforma ndihmon në korrigjimin e transaksioneve të pakategorizuara dhe gabimeve, përmirëson komunikimin me klientin, dhe automatizon detyra të ndryshme.
Blue Dot: Duke përdorur AI-në për të automatizuar detyra të ndryshme kontabiliteti, Blue Dot mund të ekstraktojë, validojë, përputhë, dhe regjistrojë të dhëna. Platforma është një vegël gjithëpërfshirëse për kontabilistë.
Rebank: Kjo platformë automatizon mbledhjen dhe ekstraktimin e të dhënave të faturave. Platforma poashtu eliminon regjistrimin manual të të dhënave, duke e bërë më të lehtë për bizneset të mbajnë gjurmën e shpenzimeve të tyre. Rebank poashtu merret me ligjet lokale dhe përputhshmërinë me taksat, duke lehtësuar transferimin e parave ndërkombëtarisht për kompanitë në SHBA.
Nanonets: Nanonets është një platformë e inteligjencës artificiale që ndihmon ekipin tuaj financiar të bëhet 10 herë më efikas. Ky aplikacion automatizon regjistrimin e të dhënave, duke e reduktuar kohën nga disa orë në disa minuta. AI lexon automatikisht faturat dhe sinkronizon informacionet e duhura, duke dërguar njoftime në kohë reale për faturat që kërkojnë vëmendjen tuaj. Nanonets sinkronizohet me softuerin tuaj të kontabilitetit.
Botkeeper: Botkeeper automatizon detyrat e kontabilitetit; bën kategorizimin e shpenzimeve, pagesën e faturave, faturimin e klientëve, dhe pajtimin e llogarive bankare. Botkeeper është një nga zgjidhjet më të mira për automatizim të kontabilitetit në treg për 8 vite me radhë. Kjo platformë është e përqendruar në krijimin e kapacitetit më të madh, me konsum më të ulët të burimeve, dhe me nivel më të lartë të saktësisë, duke maksimizuar potencialin e një firme kontabiliteti.
Inteligjenca Artificiale nuk është më një inovacion i së ardhmes, por çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e përditshmërisë sonë duke ofruar vegla e programe që po përmiresojnë efikasitetin dhe saktësinë e detyrave dhe operacioneve. Ky ndikim në rritjen e efikasitetit dhe saktësisë duke reduktuar kostot, po e bën AI-në një mjet të rëndësishëm për industrinë e kontabilitetit.